4 Korrik, 2020

“Nuk duhet të merrni vendime, për çdo gjë …”- Parashikimi i horoskopit për sot: Në punë, peshojini gjërat mirë


DASHI

Në dashuri do keni probleme me partnerin, pasi nuk do ta kuptoni në ato që do të thotë. Në punë nuk duhet të merrni pjesë në biseda.

DEMI

E shtuna është një ditë pozitive për dashurinë, sidomos nëse doni të ekspozoheni apo bëni premtime. Në punë do merreni me detaje.

BINJAKET

Në dashuri do ketë komunikim të mirë. Në punë duhet të vlerësoni mirë një çështje, për të kuptuar nëse ju intereson vërtetë.

GAFORRJA

Në dashuri qëndroni larg personave që mund t’ju sjellin probleme. Në punë, duhet të rinisni gjërat që ju interesojnë.

LUANI

Në dashuri do merrni vendime duke komunikuar me partnerin. Vlerësoni mirë se çfarë është e drejtë për tu bërë. Në punë, peshojini gjërat mirë.

VIRGJERESHA

Në dashuri do keni një ditë me përmirësime. Nëse keni pasur shpenzime, duhet të kurseni për të realizuar një projekt që ju intereson.

PESHORJA

Në dashuri duhet të toleroni në disa biseda që do të bëjë partneri. Në punë merrni ide për të ndryshuar diçka.

AKREPI

Në dashuri do realizoni ato që doni. Në punë do të ndiheni të motivuar dhe energjik.

SHIGJETARI

Në dashuri nuk duhet të merrni vendime, për çdo gjë duhet të flisni me partnerin. Në punë do merrni rezultatet që doni.

BRICJAPI

Në dashuri nuk duhet të bëni biseda që kanë të bëjnë me partnerin. Flisni për diçka tjetër. Puna do të shkojë mirë.

UJORI

Në dashuri duhet të vendosni për diçka. Sa i takon punës, vlerësoni një propozim. Mund të sjellë surpriza të bukura.

PESHQIT

Në dashuri përfitoni për tu afruar me dikë. Realizoni takimet që doni. Në punë merruni me një projekt të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al