23 Maj, 2022

“Nuk dua të ndahem po më mungon”- Këngëtarja e njohur pranon se kënga e saj është dedikim për Amos Zaharian dhe flet për raportin me aktorin: Kam shumë dëshirë ta…


Aktori i njohur Amos Zaharia dhe këngëtarja Gigliola Haveriku jetuan një histori të bukur dashurie 6-vjeçare duke nadrë gjithmonë me publikun detaje nga romaca ne tyre. Megjithatë, vitin që lamë pas ata i dhanë fund lidhjes shumëvjeçare duke vendosur të ndjekin rrugë të ndara.

Një muaj më parë ajo lançoi edhe këngën “A po vjen ti sot”, e cila u komentua se mund të ishte një dedikim për aktorin, me gjithatë vetë ajo nuk ka dhënë një përgjigje të qartë në lidhje me këtë pyetje. Por, gjatë ditë së sotme ajo pranoi publikisht se kënga, e cila flet për një ndarje, është dedikim për Amos Zaharian. Madje ajo shtoi se ka pjesë nga ndjesitë e veta në atë këngë pasi një pjesë e tekstit është shkruar nga ajo.

“Kënga është bërë në periudhën që ende nuk isha ndarë, domethënë ishte në proces e sipër.  

Mendova që njerëzit do të ndahen gjithë kohë dhe kjo kënga do të jetë modern gjithmonë. Mora spunto dhe nga vetja, sepse siç e thashë edhe unë isha në periudhë ndarjeje”- tha ajo në një intervistë për “Shipëria Live.”

E pyetur se cila është fraza e preferuar e këngës ajo u përgjigj duke qeshur: “A po vjen ti sot?”, teksa më tej sqaroi:

“E përdorja shumë atëherë këtë frazë. Normalisht që kënga ka një spunti shumë të vërtetë padyshim. Është konteksti i vërtetë, ti je në një proces ndarjeje, më pas një proces që “nuk dua të ndahem po më mungon”, pastaj mbyllet me një proces që “unë do të të mungoj ty.”

Në lidhje me raportin e saj me Amos Zaharian pas ndarjes ajo tregoi se kanë komunikim vetëm kur takohen në rrugë, ndërsa shtoi se përshëndetet dhe takohet edhe me motrën e tij Elia Zaharian.

“Gjërat nuk janë më njëlloj, por në rastin tim unë i kam ruajtur raportet. Me Elian patjetër që përshëndetemi, unë jam ndarë me të jo me personat që na rrethojnë. Kam shumë dëshirë ta takoj dhe t’i flas.

Mbase nuk më mungon ai si individ por më mungojnë ca gjëra që bënim së bashku. Po më pëlqen jeta prej beqareje, mbase shumë shpejt do të ndryshoj mendim.”- tha Gigliola.

Nga ana tjetër, aktori Amos Zaharia tha më herët në një intervistë se nuk do të ndajë më me publikun asgjë nga jeta e tij private, pasi prej 6 vitesh nuk ka fshehur asgjë. Ai shtoi se “realisht dëshiron të ketë një jetë të tijën personale.”

Zaharia shprehu gjithashtu se njerëzit kanë shumë dëshirë t’i fusin hundët personale në jetën e një personi publik. 34-vjeçari theksoi se është ende i ri dhe ka ende kohë për të gjetu dikë. Sipas aktorit nuk ka një moshë fikse se kur është koha e duhur për të krijuar familje, por njeriu ka nevojë për eksperienca për të zgjedhur më mirë në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al