30 Shtator, 2017

“Nuhatje” edhe në historitë rozë, futbollisti i Kombëtares i dashuruar me vajzën e trajnerit të Atletiko Madrid


 

Mesfushori shqiptar Keidi Bare nuk është vetëm “gjahtar” goli. Ai ka “nuhatje” edhe në historitë rozë. Titullari i ekipit të dytë të Atletiko Madrid ka goditur në shenjë kësaj here, ndërsa ka rrëmbyer pikërisht zemrën e vajzës e trajnerit të tij, German Burgos, bukuroshen Florencia.

Është vetë i riu fierak që e ka bërë publike historinë e dashurisë në postimet në rrjetet sociale. Në fotot duket qartazi që shqiptari dhe partnerja e tij argjentinase, Flor, janë më shumë se miq, ndërsa shkëmbejnë puthje e përqafime.

Nuk mungojnë madje as dedikimet “Te amo!”. Me shumë gjasa, Burgos, i cili në të ardhmen mund të jetë dhe vjehrri i tij, do të ketë “lobuar” te trajneri i ekipit të parë, Diego Simeone, për ta përfshirë talentin shqiptar në ekipin e parë ku debutoi në Kupën e Mbretit kundër skuadrës së Las Palmasit.

 

Aktualisht, Bare është pjesë e padiskutuar edhe e kombëtares Shpresa. I kaluar tashmë nën urdhrat e menaxherit të Moratës, pritet që Bare të nisë një aventurë të re për 6 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al