11 Tetor, 2018

Nora dhe Roberti shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit, kanë një arsye mjaft të veçantë për të festuar (VIDEO)


Këngëtari Robert Berisha ka patur një periudhë mjaft të ngjeshur, duke qenë se është pjesë e “Dance with me” dhe njëkohësisht po merret me produksionet e reja muzikore.

Së fundmi ai publikoi bashkëpunimin më dy kolegët e tij, Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo. Kështu Robertit i është dashur që të qëndrojë shumicën e kohës në Tiranë, larg familjes.

Nga skena e spektaklit, këngëtari tregoi se e kishte marrë shumë malli për të shoqen Nora Istrefi dhe vajzën, Reene.

“Zëmër, më mungon shumë! Të dua” – tha Roberti duke iu drejtuar Norës, e cila e ndiqte nga shtëpia. Por mesa duket largësisë i erdhi fundi, pasi mbrëmjen e djeshme Nora dhe Roberti kanë shijuar një mbrëmje në shoqërinë  e njëri-tjetrit.

Nora ka udhëtuar drejt Tiranës për të përqafuar partnerin e saj. Të veshur shumë chic, duket se aksesori kryesor i tyre është buzëqeshja dhe sytë që shkëlqejnë nga lumturia.

Njëkohësisht çifti i njohur ka edhe një arsye më shumë për të festuar, pasi Nora dhe Roberti janë zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë. Një ditë më parë, çifti u pajis me pasaportat shqiptare.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al