25 Qershor, 2018

Noizy nxjerr në shesh sekretet e krevatit: Ajo m’i dha të gjitha


Projektet e Noizy-t duket se nuk kanë të ndaluar, pasi reperi sapo ka publikuar klipin “Toto”. Bëhet fjalë për një këngë tipike verore, që u këndohet vajzave, pijes e festave.

Kjo këngë e reperit Noizy në bashkëpunim me Raf Camora, vjen menjëherë pasi ai lançoi këngën “Drejt Suksesit” me këngëtarin Alban Skënderaj.

Në klipin e këngës “Toto”, reperi ka mbledhur vajza tejet ekzotike, ndërsa pjesa e reperit Raf Camora është në gjuhën gjermane. Nga një kërkim i thjeshtë i ekipit të Prive, del që “Toto”, në latinisht do të thotë “të gjitha”, ndërsa e përshtatur në tekstin shqip, refreni i Noizyt do të thotë: “ajo m’i dha të gjitha”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al