Kishit dëgjuar ndonjëherë për ‘Miss BumBum’? Ka të bëjë as më pak e as më shumë sesa me të pasmet më të bukura e më seksi në botë.
Eventi që u mbajt në Mexico City, në të cilin pati vajza konkurente nga e gjithë bota, pati edhe një fituese.
‘Kurorën’ e të pasmeve më të bukura e mori Suzy Cortez, braziljanja 29 vjeçare, gjithashtu modele e ‘Playboy’.
Vendin e dytë dhe të tretë e morën Rayane Laura Souza, që përfaqësonte Francën dhe Jessica Lopes, e cila përfaqësonte Britaninë, të dyja po me origjinë braziljane.
Një nga kushtet e spektaklit ishte që vajzat nuk duhet të kishin kryer asnjë ndërhyrje estetike në të pasmet e tyre. Në vitin 2018, një konkurrente nxitoi drejt skenës pasi fituesja u kurorëzua, rrëmbeu kurorën e saj dhe e akuzoi se i kishte të pasmet e bëra.
Vitet e fundit, spektakli është zhytur në polemika me akuzat e shumta për mashtrim dhe madje edhe ryshfet.
Burimi: Daily Mail
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al