6 Qershor, 2023

Një vit më parë u përfol për një romancë me Jonny Depp, avokatja e aktorit flet për herë të parë dhe zbulon raportin që ruan me aktorin: Flasim shumë shpesh me mesazhe…


Aktori i njohur Johnny Depp një vit më parë fitoi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

Mirëpo mesa duket ai i mban akoma lidhjet me avokaten e çështjes Camille Vasquez dhe ekipin e saj ligjor.

Ishte vetë Camille, e cila gjatë një interviste për revistën “people” tregoi se ajo ende i dërgon mesazhe klientit të saj Johnny Depp edhe pasi ai fitoi gjyqin.

“Hera e fundit që fola me Depp në telefon ishte ndoshta disa muaj më parë, por me mesazhe flas shumë shpesh. Është një grup prej nesh që i dërgojmë mesazhe, dhe i dërgojmë email, padyshim që e urojmë për suksesin që ka pasur vitin e fundit. Së shpejti ai ka ditëlindjen dhe unë jam i sigurt se ai do ta festojë”, u shpreh Camille.

Ndër të tjera avokatja u shpreh se ndihej shumë krenare për punën që ajo dhe ekipi i saj ligjor kanë bërë për të fituar gjyqin ndaj ish-bashkëshortes së Jonny Depp.

“Jam shumë krenare për punën që bëmë dhe nuk isha vetëm unë, ky është një ekip i jashtëzakonshëm me kryesisht bashkëpunëtorë, të cilët kanë punuar për të bërë punën që ne ishim në gjendje të bënim. Ne ishim një ekip i tillë, dhe ne jemi ende kaq të bashkuar dhe kujdesemi për njëri-tjetrin.”– tha avokatja.

Kujtojmë që vitin e kaluar, pas përfundimit të procesit gjyqësor të Depp, në rrjet po qarkullonin lajme se aktori ishte në një romancë me avokaten e tij Camille Vasquez. Megjithatë, ajo sqaroi se dyshja ndanin një marrëdhënie formale pasi Depp ishte një nga klientët e saj të profilit të lartë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al