24 Maj, 2022

Një tjetër artist me famë botërore do të performojë në “Sunny Hill Festival”, për kë bëhet fjalë


Festivali “Sunny Hill” u mbajt për herë të parë në vitin 2018 dhe u kthye në traditë vjetore në Kosovë. Pas një pause për shkak të koronavirusit festivali do të rikthehet dhe shumë artistë me famë botërore pritet të performojnë në skenë.

Deri më tani, është koanfirmuar Skepta dhe AJ Tracey do të ngjiten në skenën e “Sunny Hill”, ndërsa së fundmi listës së yjeve i është shtuar edhe një tjetër.

Bëhet fjalë pikërisht për Dj e njohur Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Ëesley Pentz. Diplo njihet për karrierën e bujshme si DJ, producent dhe tekstshkrues në Los Angeles.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill”, e cila në një njoftim shkruan:

“Sunny Hill Festival do të jetë elektrik. Legjenda e zhanrit elektronik dhe dance Diplo. Si një artist i nominuar dhjetë herë për Grammy, Diplo është themelues i muzikës elektronik dance”

 

Ndërkohë disa muaj më parë Dua Lipa, e cila është njëkohësisht vajza e organizatorit të festivalit, Dukagjin Lipa, konfirmoi se “Sunny Hill” do të rikthehet këtë vit me një organizim të veçantë.

“Një vend ku mezi pres të kthehem është Shqipëria e Jugut. Shkova për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë dhe ushqimi është i mahnitshëm. Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende. Festivali ynë ‘Sunny Hill’ do të përsëritet në Kosovë në gusht të këtij viti, dhe më pas do të kthehem me siguri në Shqipëri”, tha 26-vjeçarja në një intervistë për Financial Times.

“Sunny Hill” është kthyer në një festival të rëndësishëm ku bashkohen artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ai zhvillohet me synim promovimin e Kosovës dhe Dua ka ftuar atje këngëtarë si Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris, Martin Garrix etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al