27 Mars, 2017

Një risi fantastike nga Google Maps


Google Maps tani e tutje do ta ketë nje funksion interesant të ri për Android, iOS dhe versionin web të softuerit për kompjuterë.

 

Përdoruesit tani do të jetë në gjendje për të shpërndarë vendndodhjen e tyre me miqtë, familjen apo kolegët e me të cilët kanë planifikuar që të takohen. Opsioni i ri do të lejojë ndarjen e vendndodhjes suaj në kohë reale në të gjitha platformat.

Google njoftoi se funksioni është në procesin e dorëzimit tek të gjithë përdoruesit në të gjitha platformat, kështu që nëse ju nuk e keni aktualisht në dispozicion, ndoshta do ta keni në ditët apo javët e ardhshme.

Kur opsioni të jetë në dispozicion, përdoruesit do të jetë në gjendje që të hapin Google Maps dhe zgjedhin opsionin për të shpërndarë vendndodhjen e tyre të saktë me një ose më shumë njerëz, dhe mund të caktojë edhe se sa kohë do të jetë në dispozicion kjo informatë.

Nëse vendosni që të udhëtoni me navigacion, do të jeni në gjendje për ta ndarë këtë udhëtim me njerëzit, ashtu që ata mund ta dijnë progresin e udhëtimit tuaj, se ku jeni në secilin moment, deri në pikën e takimit.

Në kuadër të aplikacionit, ka përkujtues dhe ikona që tregojnë se çfarë është duke u shpërndarë me të tjerët, ndërsa kjo shpërndarje mund të ndërpritet në çdo kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al