24 Shtator, 2022

Një Princ shumë “casual” në rrugët e Tiranës/ Pa truproja dhe pa Elian, Leka shfaqet i vetmuar


Daljet e tij në publik janë të pakta. Për këtë arsye, çdo herë që Princ Leka fotografohet rrugëve të Tiranës merr vëmendje. Trashëgimtari i fronit ishte është filmuar së fundmi nga paparaci i “Panorama Plus” teksa ndodhej në kryeqytet. Si gjithnjë i veshur casual, ai kishte veshur një këmishë me krahë të shkurtër me printe me figura zogjsh. Këmishën e kishte kombinuar më një palë pantallona serioze ngjyrë bezhë.

Për ta bërë pamjen më ‘sportive’, ai e kishte shoqëruar me atlete gri, ndërsa për t’iu shmangur diellit mbante syze të zeza. Herë si një baba i përkushtuar, herë nga pushimet me të voglën Geraldina, ai është shfaqur ‘casual’ këtë herë ku ka lënë pas veshjen zyrtare që titulli i tij ia përcakton. Ndonëse trashëgimtar i fronit, Leka duket se di sesi të ndërthurë edhe stilin e tij sportiv. Po ashtu, ai tregohet i kursyer edhe në rrjetet sociale me postimet e tij.

Në një postim të rrallë javën që lamë pas, Princ Leka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës së Anglisë, ndërsa ka zbuluar se Elizabeth II ka pasur edhe lidhje gjaku më Mbretëreshën Geraldinë. Në rrjetet sociale, Princ Leka ka publikuar edhe një foto të Elizabeth II me Nënë Terezën, kur e ka dekoruar në vitin 1983 me titullin “Order of Merit”. Princ Leka thekson më tej se Elizabeth II ishte dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar. “Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, prehet sot në paqe pas më shumë se 70 vitesh në shërbim ekskluziv të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonwealth anembanë rruzullit që e njihnin për sovranen e tyre.

Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet më përbashkues, Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive. E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do të mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madheshtisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë.

Më pëlqen që këtë homazh ta shoqëroj me fotografinë e çastit intim kur Mbretëresha dekoroi shqiptaren e madhe Nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983. Zoti e pranoftë në mëshirën e tij dhe i priftë mbarë Madhërisë së Tij Britanike, Mbretit Charles III”, shkruante Princ Leka.

Sa i përket jetës personale, në vjeshtën e vitit 2016 ai u martua me aktoren Elia Zaharia dhe dasma e tyre bëri shumë bujë, pasi në Tiranë zbarkuan familjet e famshme mbretërore nga e gjithë bota. “Daily Mail” shkruante se Shqipëria ka mbajtur dasmën e dytë mbretërore në të gjithë historinë së saj dhe të parën që pas rënies së komunizmit.

Leka II kurorëzoi dashurinë me Elia Zaharinë në një ceremoni luksoze. Dy të rinjtë u fejuan në Paris në vitin 2010, por nisën të planifikonin ditën e madhe vetëm pak muaj para ceremonisë. Në dasmë morën pjesë rreth 20 familje mbretërore nga e gjitha bota, përfshirë dhe Princin Michael të Kentit – kushëririn e parë të Mbretëreshës së Britanisë, Elisabeta II.

Princesha Lea e Belgjikës dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës gjithashtu ishin të pranishme në ceremoninë e organizuar në Tiranë. Sipas medias prestigjioze, familja mbretërore e Shqipërisë u dëbua nga vendi në vitin 1939, pas pushtimit nga fashistët italianë. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur komunistët morën pushtetin, Mbreti Zog u konsiderua “tradhtar” dhe u hoq nga librat e historisë. Nga kjo martesë ato janë bërë prindër të Geraldinës, 2 vjeçe tashmë, e cila ka trashëguar emrin e Mbretëreshës Shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al