22 Shtator, 2018

Një post i ri zyrtar për Rihanna-n, tani ambasadore nga Barbados


Këngëtarja me famë botërore Rihanna është shprehur se është shumë krenare për veten e saj, pasi mori një rol të ri ambasadorësh nga qeveria e Barbados.

Artistja, emri i të cilës është Robyn Rihanna Fenty, u emërua “Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë” për vendin e saj të enjten. BBC shkruan se roli përfshin promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve.

“Çdo Barbadian do të duhet të luajë rolin e tij në këtë përpjekje të tanishme. Unë jam e gatshme dhe e emocionuar për të marrë përgjegjësinë”, tha Rihanna.

Ndërkohë kryeministrja Mia Amor Mottley ka thënë se ajo ishte e nderuar të jepte titullin. “Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo reflektohet në filantropinë e saj, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit. Ajo gjithashtu tregon patriotizmin e saj në mënyrën se si ajo i jep përsëri këtij vendi dhe vazhdon të thesarizojë ishullin si shtëpinë e saj” , Mottley në një deklaratë të qeverisë.

Superylli u bë një nga ambasadorët kulturorë të Barbados në vitin 2008, duke bërë punë promocionale për ministrinë e saj të turizmit. Por titulli i saj i ri vjen me përgjegjësi të zgjeruara.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al