12 Prill, 2019

Një në 50 milionë! Jetoi 99 vjet me organe në krah të kundërt


Një jetë e thjeshtë në një fshat pak të njohur në bregun e Oregonit, pesë fëmijë, një sallon bukurie, një buzëqeshje të bukur dhe pa arsye për të marrë titujt: por sot, Rose Marie Bentley, e cila vdiq në vitin e saj të 99-të të jetës, është një rast mjekësor në 50 milionë.

Një kapriçio e natyrës. Një marrëdhënie shkencore e pashembullt. Rose jetonte shekullin e saj me të gjitha organet e brendshme në një pozicion në krah të kundërt.

Bartëse e patologjisë “situs inversus me levocardia”, e cila shpesh çon në vdekje për shkak të dështimit të zemrës, Rose Marie ka jetuar me një shëndet të shkëlqyer.

Të vetmin shqetësim që ka pasur ka qenë një djegie kronike në stomak, që mund të shpjegohet me patologjinë e saj. Ajo kurrë nuk ishte në dijeni të gjendjes së saj.

“Nëse mjekët do t’ia kishin thënë, ajo do të kishte qeshur me të madhe”, komentoi vajza e saj Ginger Robbins për mediet.

 Zemra dhe stomaku ndodheshin në të djathtë, në vend të krahut të majtë, po ashtu edhe dhe shpretka. Mëlçia gjithashtu në të majtë.

Vetëm 5-15% e pacientëve me ”situs inversus” arrijnë moshën pesë vjeç. Deri më tani, vetëm disa të mbijetuar deri në moshën 70-vjeçare kanë qenë të njohur. Shanset për të jetuar deri në 99 vjet janë llogaritur për një çdo 50 milionë./ATA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al