25 Maj, 2023

Një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij! Por kush është arsyeja që i çon drejt lidhjeve jashtëmartesore, çfarë tregon studimi i ri


Marrëdhëniet njerëzore ndonjëherë bëhen të vështira dhe ata shikojnë te njerëzit e tjerë për ngushëllim.

tradhti

 Për disa kjo është e pranueshme, ndërsa për të tjerët jo. Deri më tani është menduar se tradhtia lidhet me një ndjenjë pakënaqësie në lidhje me marrëdhënien me partneren.

Por një studim i ri e ka përmbysur këtë hipotezë. Sipas këtij hulumtimi mekanizmat e sjelljes dhe shkaqet e tradhtisë janë shumë më komplekse.

Çfarë u zbulua?

Ndoshta është e habitshme, por njerëzit që tradhtojnë i duan ende partnerët e tyre, bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të përmirësuar marrëdhënien e tyre dhe kanë kënaqësi të lartë nga jeta.

Këto janë tipare që zakonisht inkurajojnë monogaminë, por gjetjet e reja tregojnë se kënaqësia në marrëdhënie dhe dëshira për përvoja jashtëmartesore mund të bashkëjetojnë.

Pjesëmarrësit në studim, pavarësisht se kishin lidhje të rëndësishme emocionale me partnerët e tyre, i tradhtuan duke marrë kënaqësi fizike dhe emocionale nga kjo.

Një tjetër gjetje është se akti i tradhtisë nuk i shkakton ndjenjë pendimi.

Nga studimi rezultoi se kënaqësia ishte në plan të parë ndërsa shkalla e emocioneve negative ishte veçanërisht e ulët.

Sidoqoftë, në secilin rast, pakënaqësia seksuale brenda marrëdhënies u identifikua si një motivim kryesor për të tradhtuar partnerin.

Kjo sjellje në dukje kontradiktore zbulon një bashkëjetesë misterioze të lidhjes emocionale dhe tradhtisë, duke treguar se arsyet e tradhtisë janë shumë komplekse.

Ky studim hodhi poshtë hulumtimet e mëparshme se tradhtia është tregues i problemeve në marrëdhënie.

“Të ruash monogaminë gjatë gjithë jetës është vërtet e vështirë. Kjo nuk do të thotë se një marrëdhënie është e dënuar, por që në fund të fundit, tradhtia mund të jetë pjesë e marrëdhënieve njerëzore”, thuhet në studim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al