11 Maj, 2021

Një ide gjeniale për kapjen e një hajduti/ Pronarët e një furre buke i stampojnë fytyrën në ëmbëlsira


biskotatPronarët e një furre buke ndihmuan autoritetet për indentifikimin e një hajduti që vodhi pajisjet dhe paratë e biznesit. Ata menduan një ide gjeniale, duke stampuar foton e të dyshuarit në disa ëmbëlsira.

Pronarët e “Canfora Bakery”, në Milqaukee, Wisconsin, vendosën të marrin vetë në “duart e tyre ligjin” dhe të gjejnë autorin e vjedhjes së dyqanit të biskotave.

Biznesi u vodh më 19 Prill nga një person i cili hyri në mes të natës dhe vodhi para, plus disa pajisje.

Pronarët Karen dhe Eric Krieg mund të mos kenë qenë aty në momentin kur ndodhi vjedhja, por kamerat e tyre të sigurisë arritën të kapnin imazhet e njeriut që policia dyshonte se kreu krimin.

Atëherë, në përpjekje për të ndihmuar në kapjen e personit të dyshuar, Karen dhe Eric vendosën të stamponin fytyrën e tij në disa biskota sheqeri, duke ua ofruar qytetarëve, në mënyrë që dikush nga komuniteti ta njihte.

Duke postuar krijimin e tyre në “Facebook”, “Canfora Bakery” shkruante: Ne bëmë biskota të shijshme sheqeri me fytyrën e tij. Ftojmë të gjithë komunitetin e “Bay Vieë” të marrë një ëmbëlsirë dhe në rast se e njihni ju lutem telefononi policinë.

Kjo ide epike e çiftit filloi të funksiononte dhe më vonë ata njoftuan në “Facebook” se personi u identifikua dhe u arrestua nga departamenti i policisë në Milwaukee.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al