1 Dhjetor, 2022

“Një film me vlera…”/ Partnerja e ish-bashkëshortit të Rudina Dembacajt ‘duartroket’ filmin e Arbana Osmanit dhe thumbon hapur aktoren e humorit?


Disa vite më parë  aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishajn, partnerin aktual të Arbana Osmanit.

Dhe pse aktorja e humorit nuk ka folur asnjëherë për këtë pjesë një deklaratë e saj e cila bëri goxha bujë disa kohë më parë ishte që ‘gratë e ish- partnerëve të saj e kanë inat’.

“Nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”- u shpreh Rudina gjatë një ‘Stand Up’-i asokohe, i cilu u duk si një ‘thumbim’ ndaj Arbanës.

Eduart Grishaj ka realizuar së fundmi filmin ‘Sofia’ ku pjesë e saj është dhe moderatortja. Filmin duket se e ka pëlqyer dhe partnerja e ish- bashkëshortit të Rudinës, Aleksandër Varfajt, me të cilën ndan dhe vajzën Viktorian.

Ajo ka publikuar në InstaStory një pjesë të filmit, mirëpo deklarata e saj duket si edhe një thumbim për aktoren e humorit.

Më në fund një film me vlera…”- shkroi ajo.

Kujtojmë se Rudina solli në kinematë shqiptare filmin  e suksesshëm “Dashuri dhe Turbulenca” ku përveçse si aktore ajo pati dhe rolin e producentes.

Nga ana e Rudinës, duket aktorja se është zgjuar me një humor shumë të mirë teksa ka publikuar një video duke kënguar këngën  “Rudina” ku dëgjohej fraza: “O Rudina ti pse më le, pse më fute të gjallë në dhe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al