8 Gusht, 2020

Një fëmijë i katërt rrugës? Pas daljes së fundit, Kate dhe William ngritën dyshimet


 Thashethemet rreth një bebeje tjetër mbretëror janë të shpeshta. Duket se fansat e familjes mbretërore janë vazhdimisht në vigjilencë. Por a ka mundësi që një fëmijë të jetë vërtetë rrugës?

Sipas një eksperteje të gjuhës së trupit, një detaj nga shëtitja e fundit e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh tregon se një fëmijë i katërt mund të jetë rrugës.

9bea1256-759c-499d-91ca-d082f9ab174b

Në një intervistë  për “Express.co.uk”, ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, analizoi Kate dhe William teksa bashkëvepronin me vendasit gjatë turneut të tyre në Uellsin e Jugut këtë javë.

“Sinjalet që ata dhanë teksa ishin bashkë mund të jenë tregues të ardhjes së një fëmije të ri mbretëror”,- shpjegoi Judi, duke shtuar: “Gjuha e trupit të Kate dhe William këtu sugjeron se izolimi nga pandemia mund të ketë ndikuar në marrëdhënien e tyre në çift, pasi ata shfaqen më të qetë dhe më në harmoni se kurrë më parë”.

bdf24744-fa1d-42ae-af80-6c1c61b2cc21

Sipas ekspertes, çifti mbretëror duket më i lumtur dhe po tregojnë më shumë gjeste e shenja lidhëse se zakonisht, duke komunikuar dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit përmes shikimeve, buzëqeshjeve dhe prekjeve.

Kjo është diçka e pazakontë për Kate dhe William, pasi ata kurrë nuk e kanë shfaqur dashurinë në sytë e publikut.

47e84c69-2c59-4860-929f-e2bcf94b7b0a

Që nga dalja e fundit e çiftit mbretëror, shanset që Kate të jetë në pritje të ëmbël janë rritur.

Ata nuk e kanë mohuar shtimin e familjes në të ardhmen. Çifti mirëpriti Louis në prill të vitit të kaluar dhe ata kanë edhe 2 fëmijë të tjerë, Princin George, 5 vjeç dhe Princeshën Charlotte, 3 vjeç.

365daf15-9512-41c0-bc00-917d99dae05946e1acc9-1056-45ce-b994-180844b5779e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al