10 Shtator, 2018

Një dashuri, Adelina Tahiri poston foton e ëmbël me të birin

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo lindi një djalë, të cilin së bashku me bashkëshortin e saj vendosën që ta quanin Jon.

Lajmin e bukur, Adelina e dha nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Edhe tani ajo vazhdon që të ndajë me ndjekësit e shumtë foto të adhurueshme nga momentet e saj si nënë.

Një ditë më parë, Adelina ka postuar në “Instagram” një foto mjaft të ëmbël, ku shihet teksa mban në duar këmbët e vogla të birit.

Pavarësisht se këngëtarja publikon foto të vogëlushit, ajo gjithmonë tregohet e kujdesshme që të mos tregojë fytyrën e djalit.

Panorama Plus

Lini një koment:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *