6 Shtator, 2017

Nissan prezanton “Leaf”-in e ri


Nissani prezantoi një variant më të gjatë të makinës së tij elektrike më të shitur, “Leaf”, në mesin e një ashpërsimi të ndjeshëm të konkurrencës në tregun e këtyre automjeteve, që po zgjerohet gjithmonë e më shumë. “Leaf”-i i ri mund të udhëtojë gati 50% më tepër me një karikim të vetëm, sesa paraardhësi i tij, ndërsa përmirësimet e tjera prekin edhe teknologjinë e pavarur të drejtimit të mjetit dhe një dizajn më modern.Mbi 283 mijë makina “Leaf” janë shitur, që kur firma japoneze e çeli fillimisht këtë degë të sajën në vitin 2010, duke e bërë atë automjetin më të kërkuar të këtij lloji në botë.

 

Por, konkurrenca në të ashtuquajturin “tregu i makinave të gjelbra” është duke u rritur me shpejtësi, e nxitur edhe nga shtrëngimi i standardeve të emetimit të gazeve të dëmshme në mbarë botën.“Modeli i fundit i Leaf është vërtet një makinë që përmban të gjithë fuqinë qendrore të Nissanit. Ajo praktikisht mishëron ‘lëvizshmërinë inteligjente’ të firmës sonë”, tha Hiroto Saikaëa, president i “Nissan Motor Co. Ltd”.“Kur Nissani nxorri ‘Leaf’-in në fillim, konkurrentët na quajtën të çmendur. Por sot, pothuajse çdo prodhues automobilësh në botë është duke ndjekur shembullin tonë”, tha Daniele Schillaci, zv.president i marketingut dhe shitjeve te Nissani.“Leaf”-i i ri del në shitje në Japoni në muajin tetor, ndërsa në vendet e tjera nga fillimi i vitit që vjen. Përveçse miqësore me ambientin, makinat elektrike, të konsideruara dhe si automjetet e së ardhmes, shihen nga mjaft njerëz si një alternativë praktike ndaj makinave me benzinë./Top Channel/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al