12 Dhjetor, 2019

Nis epoka e tretë në aviacion, realizohet fluturimi historik i hidroavionit të parë në botë me energji elektrike


hidroavion

Hidroavioni i parë në botë me energji elektrike ka fluturuar në Vancouver të Kanadasë.

Ky është një revolucion në industrinë e avionëve.

Në fluturimin e shkurtër të realizuar nga Harbour Air dhe magniX, përfshiu një avion me 6 pasagjerë të pajisur me një motor elektrik.

Kompania tha se ky është një hap i madh në ndërtimin e “flotës së parë komerciale elektrike në botë”.

hidroavion1

Shtytja drejt prodhimit të avionëve elektrikë mund të ndihmojë në uljen e emetimeve të karbonit në sektorin e aviacionit ku ndotja është e lartë.

“Ky fluturim historik nënkupton fillimin e epokës së tretë në aviacion, epokën elektrike,”- thanë Harbour Air dhe magniX në një deklaratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al