9 Maj, 2018

Ngjashmëria e frikshme, çifti mbretëror tani ka kopjen e tij (FOTO)


Kur na ndajnë pak ditë nga dasma mbretërore, Muzeu i skulpturave në Britani ka zbuluar dy skulpturat prej dylli që i janë bërë Princ Harry-t dhe të fejuarës së tij Meghan Markle.

Siç shihet dhe nga fotot e publikuara, rezultati është mahnitës, skulpturat duken aq origjinale dhe kanë një ngjashmëri të tmerrshme më çiftin mbretëror, aq sa të gjithë janë mahnitur nga rezultati.

Të dyja skulpturat do të mund të vizitohen nga kushdo që prej 18 majit, por hyrja në muze do të jetë falas për të gjithë ata persona që e kanë emrin Harry apo Meghan, kjo është lajmëruar nga vetë drejtuesit e muzeut.

Për të gjithë ata që duan ta shohin çiftin mbretëror prej dylli nga afër, skulpturat do të prezantohen në muzeun “Masame Tussauds” në Londër dhe gjithashtu në Nju Jork.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al