30 Gusht, 2018

Ngjashmëri e frikshme! Aktori shqiptar prezanton sozinë e tij: Menduat se jam unë…


Aktori i dashur për publikun shqiptar Florian Binaj, i cili njihet me rolet e tij të ndryshme në “Portokalli”, na ka prezantuar së fundmi me sozinë e tij.

Teksa jemi mësuar që aktorin ta shohim duke imituar personazhe të ndryshëm të famshëm, nuk na kishte shkuar në mendje që do të shihnim dikë që i ngjan kaq shumë Florit.

Ditën e sotme ai ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” një foto ku shfaqej një person, i cili ngjan fiks si aktori kur është me paruke.

“Të gjithë menduat se jam unë para shumë vitesh por jo…sapo ma dërguan nga Dhërmiu si foto dhe është një turist i huaj.

Ky është ai rasti kur natyra(ose Zoti) përton të bëjë diçka të re, por përdor të njëjtin kallup në vende të ndryshme.

Për momentin mos e shqetësoni turistin se po puthet me të dashurën”, shkruan Flori krahas postimit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al