15 Tetor, 2019

Ngjarje e pazakontë! Konkurrentes i bie të fikët në mes të emisionit (Video)


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një emision live në Turqi. Konkurrentes që parukieri i preu flokët, i ka rënë të fikët sepse mesa duket nuk e priti mirë ndryshimin që iu bë në ‘look’.

Konkurrentja Ilajda kishte rënë dakort që flokët e saj të priteshin dhe më pas të dhuroheshin për bamirësi.

Me t’i parë flokët e prerë, Ilajda nisi të qante dhe u habit me ndryshimin e ri. Ndërkohë që po largohej nga studio, prezantuesja Gozde Kansu e ndaloi. Në këtë moment vajzës i ra të fikët në duart e moderatores.

Kjo ngjarje ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave britanike si “Daily mail” apo “The Mirror”.

Prezantuesja u shpreh se reagimi i konkurrentes ishte i tepërt, por e kupton dashurinë e saj për flokët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al