11 Shtator, 2018

Ngjarja që i la shenja në jetë, këngëtarja e famshme: U sulmova seksualisht në moshën 19-vjeçare


Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga është personazhi i radhës në kopertinën e revistës “Vogue”, ku promovon filmin e saj me Bradley Cooper, “A star is born”.

Në një intervistë të gjatë për revistën, Gaga ka rrëfyer detaje në lidhje me betejën e saj kundër fibromyalgia (trauma seksuale e përjetuar gjatë adoleshencës) si dhe betejën me ankthin dhe depresionin.

Sipas këngëtares, ajo është sulmuar seksualisht në moshë 19-vjeçare nga një producent muzikor. Ajo ka shtuar se kjo traumë i ka lënë shenjë të gjatë në jetën e saj.

“Unë kam kaluar gjëra të tmerrshme që sot mund të qesh me to por po të mos kisha kryer terapi për mendjen dhe fizikun do të kisha akoma probleme. Është shumë e vërtetë që ankthi, depresioni dhe paniku shkaktojnë mbingarkesë dhe rrjedhimisht edhe dhimbje të trupit”, ka thënë ajo.

Por cilat janë simptomat? Lady Gaga shprehet se ndihesh e trullosur dhe ke ndjesinë sikur po zbret nga pjerrtësi që të shkakton shumë frikë dhe një zbrazëti në stomak. Pastaj  ke edhe vështirësi në frymëmarrje dhe një shtrëngim që të shkakton vetëm të qara, ka përfunduar këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al