26 Mars, 2020

Ngelën pa ushqim për shkak të koronavirusit/ Angelina Jolie nuk ndal bamirësinë dhe dhuron 1 milionë dollarë për fëmijët e uritur


Angelina Jolie bën bamirësi prej shumë kohësh. Ajo u ka ardhur gjithmonë në ndihmë familjeve në nevojë dhe këtë gjë po bën pikërisht tani kur bota ndodhet nën kërcënimin e koronavirusit.

Aktorja e famshëm ka dhuruar 1 milionë dollarë për organizatën  No Kid Hungry për të ndihmuar fëmijët që nuk kanë të hanë ndërsa pandemia botërore vazhdon të përhapet dhe nuk dihet përsa kohë do vazhdojë të zgjasë kjo situatë.

“Që nga kjo javë 1 miliardë fëmijë nuk shkojnë në shkollë për shkak të mbylljes së tyre nga koronavirusi,”- tha Jolie në një deklaratë.

Ndërsa më pas, ylli i Hollywood shtoi: “Shumë fëmijë varen nga ushqimi dhe kujdesi që marrin gjatë orarit të shkollës. No Kid Hungry po bën përpjekje për të arritur tek sa më shumë prej këtyre fëmijëve që të jetë e mundur.”

Aktorj u shpreh se organizata po përdor burimet e saj për të siguruar që fëmijët të marrin ushqim.

Në vitin 2006 aktorja dhe ish bashkëshorti i saj, Brad Pitt ngritën një organizatë bamirësie që i vendosën emrin e djalit të tyre të birësuar Maddox, 8 vjeç, dhe u përqëndruan në vendin e tij të lindjes, Kamboxhia.

Kjo organizatë financon 10 shkolla në Kamboxhia dhe Angelina financon veçmas shkollat e vajzave në Afganistan dhe Kenia.

Ajo ka udhëtuar në gjithë botën në shërbim të kauzave të ndryshme humanitare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al