16 Prill, 2021

Nga shfaqja e variçeve e deri tek dëmtimi i gjunjëve, ja çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse vishni taka të larta çdo ditë


Takat e larta ju bëjnë të dukeni më të gjatë dhe të ndiheni më të bukur, sipas ekspertëve. Por nuk duhet të harroni se shëndeti juaj është më i rëndësishëm se gjithçka, dhe disa centimetra lartësi mund të shkaktojnë disa probleme serioze shëndetësore në planin afatgjatë.

takat e larta (6)

“Bright Side” ndan me të gjithë pasojat e përdorimit të takave të larta shumë shpesh ose për periudha të gjata kohore.

  1. Mund të keni dhimbje shpine.

takat e larta (3)

A jeni përkulur përpara pasi keni mbajtur taka të larta gjatë gjithë ditës? Kjo ndodh sepse ndieni nevojën për të liruar presionin në shpinë. Shpina juaj ka një formë të kurbës C në një pozicion normal. Kur mbani taka të larta, ju ndryshoni formën e shtyllës kurrizore dhe, me kalimin e kohës, ajo mund të konsumojë kërcin në disqet, nyjet dhe ligamentet tuaja në shpinë.

  1. Mund të ushtroni presion shtesë tek këmbët.

takat e larta (1)

Bilanci juaj natyral shtrembërohet kur mbani taka. Kështu që mund të përjetoni një presion shtesë mbi gishtërinjtë tuaj që mund të ndikojnë në shpejtësinë e ecjes, gjatësinë e hapit dhe tek mënyra e ecjes.

  1. Mund të dëmtoni gjunjët.

takat e larta (11)

“Artriti i konsumit”, i njohur si artrozë në gju, ndodh shumë më shpesh tek gratë sesa tek burrat, dhe veshja e takave të larta është një nga arsyet kryesore për këtë.

  1. Kyçet tuaj do të rëndohen.

takat e larta (4)

Kyçet mund ta kenë më të vështirë të lëvizni këmbën përpara kur ecni. Plus, meqenëse kyçi i këmbës nuk është në pozicionin e tij normal, tendina e thembrës mund të kontraktohet. Me kalimin e kohës, ju mund të përjetoni një gjendje inflamatore.

  1. Ijet mund të preken.

takat e larta (8)

Nëse vishni taka të larta, mund të keni dhimbje në ije, sipas një studimi. Ijet janë të detyruara të qëndrojnë në një pozicion dhe tkurrja e muskujve mund t’ju shkaktojë disa probleme shëndetësore me kalimin e kohës.

  1. Gishti i vogël i këmbës mund të bëhet i hollë dhe i brishtë.

takat e larta (5)

Duke qenë “të shtypur” brenda atyre këpucëve, thonjtë e këmbëve nuk do të jenë shumë të lumtur, veçanërisht ai i gishtit të vogël. Me kalimin e kohës, ai mund të bëhet ose i hollë dhe eibrishtë, ose i trashë dhe i fortë për t’u prerë. Kjo është arsyeja pse disa gra madje zgjedhin t’i nënshtrohen procedurave mjekësore për të qenë në gjendje të mbajnë veshur takat e tyre të larta.

  1. Mund të vuani nga hyrja e thoit në mish.

takat e larta (7)

Veshja e takave të larta kur keni probleme me hyrjen e thoit në mish, mund të përkeqësojë gjendjen dhe mund të shkaktojë dhimbje, skuqje apo edhe infeksion. Nëse nuk e keni provuar kurrë këtë, mbajtja e takave mund të krijojë mjedisin e duhur që të ndodhë.

  1. Mund t’ju shfaqet “gishti i çekiçit”.

takat e larta (2)

Për shkak të një çekuilibri të muskujve, tendinave dhe ligamenteve, ju mund të hasni atë që quhet “gishti i çekiçit”, që është një deformim i këmbës. Kjo shkaktohet nga fakti që gishtërinjtë tuaj nuk qëndrojnë në formën e tyre natyrore, sepse janë “shtrydhur” brenda pjesës së përparme të këpucës.

  1. Mund të keni probleme me venat dhe me variçet.

takat e larta (10)

Kur vishni taka të larta, gjaku nuk derdhet nëpër venat tuaja siç duhet normalisht për shkak të muskujve të tkurrur. Kështu që me kalimin e kohës mund t’ju shkaktohen variçet. Nëse tashmë keni shenja të dukshme të tyre, atëherë rekomandohet një palë atlete.

  1. Nuk jeni aq fleksibël sa normalisht.

takat e larta (9)

Qëndrimi juaj i trupit duhet të vuajë për shkak të të gjitha gjërave të renditura më sipër, kështu që mund të mos jeni në gjendje të jeni aq fleksibël dhe i lëvizshëm sa do të ishit normalisht. Shtrëngimi i shtuar në muskujt tuaj mund të pengojë aktivitetet e përditshme, si ngjitja e shkallëve, shëtitja ose vrapimi. Prandaj rekomandohet që të masazhoni këmbët herë pas here.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al