23 Shkurt, 2021

Nga rënia në peshë deri tek qëllimet në jetë, ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur dashuroni


Në vitin 2020, 64% e  grave në mbarë botën bashkëjetonin ose ishin të martuara, por sa prej tyre ishin të vetëdijshme se si ndikon dashuria tek to? Pasi të dashuroni dikë, gjithçka, që nga gjendja shpirtërore deri te qëllimet tuaja në jetë, mund të kthehen përmbys nga i dashuri juaj.

“Bright Side” liston disa prej efekteve që dashuria ka në trupin e njeriut.

  1. Truri prodhon dopaminë (duke shkaktuar eufori).

dashuri (4)

Kur mendoni për të dashurin, trupi juaj prodhon një hormon që është përgjegjës për ndjenjën e lumturisë ( dopaminë ). Ju mund të ndjeni të njëjtën shtysë kur bëni diçka që ju pëlqen, si të hani ushqim të shijshëm ose të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

Shkencëtarët besojnë se fakti që shpërblehemi për dashurinë me ndjenjën e lumturisë luan një rol të rëndësishëm në çiftimin tonë, kështu që njerëzimi nuk zhduket.

  1. Dashuria ul presionin e gjakut.

Marrëdhëniet mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Diçka aq e thjeshtë sa një bisedë e shpejtë përpara nisjes për në punë ose një darkë së bashku, bën një ndryshim të madh. Por kini kujdes, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të zgjidhur plotësisht problemin tuaj. Ju ende keni nevojë ta diskutoni shqetësimin me mjekun.

  1. Toleranca ndaj dhimbjes mund të rritet.

dashuri (1)

Shkencëtarët kanë zbuluar se kur shohim personin me të cilin jemi dashuruar, truri shkakton një mekanizëm që zvogëlon ndjenjën e dhimbjes. Megjithëse thjesht shikimi i një fotoje të partnerit nuk do të jetë aq i fuqishëm sa anestezia, është akoma një bonus i mirë të dini se vetëm mendimi për ju do ta bëjë njeriun tuaj të dashur të ndihet më mirë.

  1. Shëndeti juaj fizik ka të ngjarë të përmirësohet.

dashuri (5)

Dashuria përmirëson gjendjen e zemrës, forcon sistemin imunitar, na bën të humbim peshë, dhe një jetë më të gjatë.

  1. Mund të forcojë kockat.

dashuri (2)

Një studim tregoi se burrat që janë në një marrëdhënie kanë kocka më të forta. Ky fakt i la shkencëtarët të pyesnin veten nëse është një reagim natyral, apo ndikon fakti që burrat në marrëdhënie kujdesen më mirë për shëndetin e tyre dhe kanë një dietë më të mirë.

Edhe pse arsyeja është e panjohur, fakti që partneri juaj mund të ketë kocka më të forta për shkakun tuaj mbetet ende si alternativë. Dhe kush e di sa efekte të tjera pozitive keni në marrëdhënie që shkencëtarët do mund t’i zbulojnë në të ardhmen.

  1. Mund të përjetoni probleme me stomakun.

dashuri (6)

Fraza “fluturat në stomak” është e vërtetë deri diku. Edhe pse dashuria është një ndjenjë e shkëlqyer, ndonjëherë ajo bën që nivelet e kortizolit të rriten. Kortizoli është një hormon që shpesh shoqërohet me stresin. Mund të bëjë që stomaku të shqetësohet dhe t’ju shkaktojë ndjesinë e përzierjes.

  1. Partneri mund t’ju shkaktojë dhimbje kronike.

dashuri (3)

Kur partneri juaj vuan nga depresioni, ka një mundësi prej 19% më të lartë që të përjetoni dhimbje kronike. Nuk është çudi që deri në  70% të të rriturve vuajnë nga dhimbja e mesit.

  1. Dashuria që nuk shkon siç e keni menduar mund t’ju sëmurë.

dashuri (7)

Nëse një marrëdhënie nuk shkon siç është planifikuar, ju ka të ngjarë të vuani nga netët pa gjumë, stresi dhe mungesa e lëndëve ushqyese, të cilat mund të dobësojnë sistemin imunitar dhe t’ju sëmurin. Pra, nuk është vetëm keqardhje që përjetoni kur gjërat nuk shkojnë siç janë planifikuar, trupi juaj do të vuajë edhe fizikisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al