18 Qershor, 2022

Nga personazhet e famshëm, mungesa e Noizyt deri tek dhurata mbi 100 mijë euro, brenda festës luksoze të ditëlindjes së Stresit


Tre ditë më parë Arkimed Lusha i njohur si Stresi festoi ditëlindjen e tij të 35-të.

Disa ditë më parë ai postoi në Instagramin e tij disa momente nga festa që kishte organizuar, mirëpo së fundmi emisioni “Prive” ka publikuar një video të plotë brenda festës së reperit. Stresi kishte zgjedhur qytetin e Vlorës, një shtëpi private në periferi për të mbledhur shoqërinë e tij të ngushtë. Makina të shtrenjat, ambjent luksoz ishin disa nga detajet e festës së Stresit. Teksa më parë u tha se se në ditëlindjen e tij do të festonte vetëm me djem, në fakt edhe vajzat seksi, shoqe të reperit nuk munguan.

Të shumtë ishin edhe personazhet e famshëm që festuan krah Stresit ne 35-vjetorin e tij. Përveç miqve të tij, të pranishëm ishin edhe Atdhe Xharravina, Fero Fera dhe Finem.

Por, çfarë ra në sy ishte mungesa e reperit tjetër Noizy me të cilin Arkimedi i ka rregulluar raportet kohëve të fundit. Madje ato janë bërë miq mes njëri-tjetrit. I pyetur nëse reperi ka marrë një ftesë, Stresi tregoi se e ka lenë me Noizyn të festojnë kur të fitojnë secili nga 10 milion euro nga një këngë.

“Dëgjo, me Noizyn e kemi lënë të festojmë kur të bëjmë nga 10 milion euro këngë. Kështu ishte mendimi i tij,”-u shpreh Stresi.

Mes gjithë luksit dhe personazheve të njohur, Lusha nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes mbi dhuratën me të shtrenjtë që ka marrë për ditën e tij të lindjes. Ai u shpreh se ka marrë një të tillë që kalon vlerën e 100 mijë eurove.

“112 mijë euro Audi S8, prej vetes time,”-përfundoi Stresi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al