3 Shkurt, 2023

Nga Olta Gixhari dhe deri tek Luiz Ejlli, kush janë banorët e “BBVIP” që kanë fituar dhe humbur ndjekës përgjatë këtyre ditëve?


Që prej nisjes së edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, banorët e këtij spektakli janë kthyer në personazhet më të komentuar në vend. Në varësi të ngjarjeve që ndodhin në shtëpi, publiku i mbështet ose i del kundër dhe kjo gjë reflektohet më së miri në rrjetet e tyre sociale.

 

Më poshtë ndodhet renditja me banorët që kanë humbur ndjekës dhe deri tek ai që ka fituar më shumë përgjatë javës:

 

8.Në vend të fundit për këtë javë është Tea Trifoni. Gjatë kësaj jave ish-konkurrentja e përputhen ka humbur rreth humbur 2 mijë ndjekës në Instagram.

 

7.Dea Mishel ka humbur brenda javës 1 mijë ndjekës. Edhe pse u mendua se mes saj dhe Amosit mund të lindte ndonjë romancë, duket se marrëdhënia mes tyre nuk do të shkoj më tej.

 

6.Disa javë më parë aktori Amos Zaharia po humbte goxha ndjekës, por tani duket se ka filluar t’i rrisë sërish shifrat. Këtë javë ai ka fituar plot 100 ndjekës.

 

5.Diola Dosti, e cila i emocionoi të gjithë me historinë e jetës së saj në ‘Prime’-in e kaluar, këtë javë ka fituar 800 ndjekës në Instagram.

 

4.Një nga protagonistet e shtëpisë së famshme është Olta Gixhari. Aktorja ka pasur përplasje të forta me disa nga banorët e shtëpisë dhe njihet për natyrën e saj ‘thumbuese’ apo ‘ekspresive. Së fundmi ajo ka shtuar plot 6 mijë ndjekës në profilin e saj.

 

3.Kryefjala e këtij edicioni është padyshim Luiz Ejlli. Këngëtari i cili ka arritur të fitojë zemrat e të gjithë shqiptarëve me lojën e tij apo dhe historinë e dashurisë me Kiara Titon, ka fituar 20 mijë ndjekës këtë javë.

 

2.Kiara Tito renditet menjëherë pas Luizit me po 20 mijë ndjekës të shtuar brenda javës. Kjo rritje duket se vjen mënjerhë pas puthje s që moderatorja i dha Luizit në ‘dasmën’ e organizuar nga ‘Vëllai i Madh’.

 

1.Në vend të parë për këtë javë qëndron Efi. Ish-konkurrentja e “për’puthen” ka fituar 21 mijë ndjekës më shumë për një javë në Instagram. Kjo rritje duket se ka ardhur pas miqësisë së ngushtë që banorja ka krijuar me Luizin dhe Kiarën, gjithashtu edhe pas debatit të fortë që pati me Oltën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al