27 Nëntor, 2020

Nga irritimi i lëkurës deri tek infeksionet, këto janë shtatë gabimet gjatë depilimit që mund të shkatërrojnë lëkurën tuaj


Gratë kalojnë më shumë se 58 ditë duke hequr qimet nga trupi gjatë jetës së tyre.

Shumica e grave zgjedhin rruajtjen si një metodë pa dhimbje, të përballueshme dhe të lehtë për heqjen e qimeve. Por ka disa gabime të zakonshme që mund të ndikojnë seriozisht në shëndetin dhe në pamjen tuaj, duke ndjekur këtë metodë.

“Bright Side” ka zbuluar se cilat gabime është mirë t’i shmangni.

  1. Ju po përdorni një brisk “për gratë”.

depilimi (1)

Brisqet për burra kanë tehe të ngjeshura më fort, të krijuara për të prerë flokët e trashë të fytyrës. Për shkak se ato janë krijuar për “të lundruar” rreth mjekrës dhe qafës, koka e briskut minimizon shanset për t’u prerë. Një tjetër pikë kryesore për të përdorur brisqet për burra është çmimi: ato janë shumë më të lira se brisqet e grave.

  1. Brisku juaj ka shumë tehe.

depilimi (4)

Megjithëse përdorimi i një brisku me 4 ose 5 tehe mund t’ju japë ndjesinë e një depilimi më të mirë, kjo mund të dëmtojë lëkurën tuaj. Kur depiloheni, ju priteni në lëkurë, dhe përdorimi i një brisku me 1 ose 2 tehe mund të minimizojë mundësinë që ju të lëndoheni.

  1. Po depiloheni në drejtim të gabuar.

depilimi (7)

Kur jeni duke lëvizur briskun tuaj lart, ju po shkoni kundër drejtimit të rritjes së qimeve, gjë që shkakton më shumë mundësi të prisni veten. Kjo mund të shkaktojë edhe dëmtime të gjëndrave të qimeve, të cilat mund të rriten edhe nën lëkurë. Rruajtja e këmbëve në drejtimin e kundërt nga ai nga rriten qimet, do të minimizojë acarimin e lëkurës.

  1. Ju nuk prisni sa duhet në dush.

depilimi (3)

Është më mirë të depiloheni në fund të dushit kur lëkura është më e ngrohtë dhe qimet e këmbëve janë më të butë. Depilimi kur lëkura është akoma e thatë mund t’ju ​​shkaktojë djegie dhe kruajtje.

  1. Ju po ndani briskun tuaj me dikë.

depilimi (6)

Ndarja e një brisku është një mënyrë e thjeshtë për të shkëmbyer mikrobet dhe bakteret. Gjaku që mund të rrjedhë mund të përhapë infeksione të tilla si ai i kërpudhave. Bakteret që shkaktojnë herpes dhe hepatit mund të zhvillohen edhe në zonat me lagështirë midis teheve.

  1. Ju nuk i ndryshoni brisqet shpesh.

depilimi (2)

Depilimi me tehe të vjetra mund të çojë në acarim dhe skuqje të lëkurës. Brisqet e vjetra mund të mbajnë baktere që mund të hyjnë në poret tuaja të sapo hapura.

  1. Ju jeni duke e ruajtur briskun në dush.

depilimi (5)

Mbajtja e briskut në një vend të thatë parandalon ndryshkjen dhe bakteret të strehohen në tehe. Mënyra më e mirë për të ruajtur briskun është ta lini atë në këmbë dhe të hapur në mënyrë që të lejoni që tehu të thahet plotësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al