26 Shtator, 2022

Nga fustanet e nuses te sekreti që zbuloi Flori Mumajesi dhe performancat e prindërve të çiftit- Brenda dasmës përrallore të Arminës dhe Shkëlzenit


Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre në martesë në një dasmë përrallore. Por ja momentet më të veçanta të saj:

Vallja e Tropojës

Në dasmën madhështore të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës nuk kishte si të mungonte dhe vallja e Tropojës. Blogerja ka hequr fustanin e nusërisë dhe ka veshur kostumin popullor duke kërcyer si një profesioniste e vërtetë vallen e Tropojës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Performanca e nënës së Arminës

Ndërkohë, në një moment, e ëma e Arminës, Mimoza Mevlani, ka marrë mikrofonin e ka kënduar. Mimoza Mevlani është shfaqur vite më parë në ekranin e RTSH si Instruktore e disa episodeve televizive duke na demostruar me programe stërvitore për të mbajtur trupin në formë.

Por, dje ajo ka shfaqur në dasmën e vajzës së saj një anë tjetër që mesa duket ka qenë një pasion i saj i fshehtë, muzika.

Liri Berisha kërcen nën tingujt e “Napolonit

Nën tingujt e “Napolonit”, Armina dhe Shkëlzeni “djegin” skenën së bashku me nënë e dhëndrit, Liri Berisha.

Flori Mumajesi zbulon sekretin

Flori Mumajesi ishte gjithashtu i pranishëm në dasmë duke dhuruar një super performancë. Por, mes të tjerash zbuloi se Shkëlzeni i thërret Arminës ‘topoxhixho”.

“Fjala më e vogël që ka kuptim mes jush është kur Armina mërzitet dhe i thotë ‘topoxhixho'”,tha artisti duke kënduar më pas këngën “Me fjalë të vogla”.

Fustanet

Nusja hyri në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e Armand Sallabandës, krijuar nga Vivienne Westwood.

Më pas do të veshte dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

 

Hapja

Armina dhe Shkëlzeni kanë bërë valsin e parë me këngën ikonike të Christina Aguilera “Hoy tengo ganas de ti”.

Po ashtu edhe ish-kryeministri Berisha ka mbajtur fjalën e tij. “Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen! Në dasma nuk duhen fjalime, ndaj dua të them vetëm dy fjalë. Nga zemra uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, me miqtë dhe të afërmit e tyre. “-tha ai mes të tjerash.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al