23 Tetor, 2020

Nga burrë në grua! 26-vjeçari shpenzon 15 mijë euro për t’u dukur si Barbie: Jam në kërkim të një…


Një ekspert i teknologjisë së aviacionit ka shpenzuar 15,000 mijë euro në kirurgji plastike në mënyrë që të duket si Barbie.

barbie (1)

Por varësia e tij ndaj operacioneve ka ndikuar negativisht në jetën dashurore, raporton “The Sun”. Honza Simsa, 26 vjeç, sillet si një burrë tipik, tërhiqet seksualisht nga gratë, por preferon të adoptojë një pamje femërore, i veshur me taka të larta, qerpikë të gjatë dhe paruke.

barbie (12)

Si një adhurues i madh i “pamjes plastike”, ai ka 90 ml mbushës në fytyrën e tij, të cilat i injektoi në buzë, faqe dhe mjekër. Është një proces që ai e bën çdo muaj.

barbie (11)

Unë mund të vishem dhe të dukem në këtë mënyrë, por në mendjen time, jam një burrë“.

barbie (10)

Honza ndiqte dhe kishte si model Candy Charms për vite me radhë, i cili postonte rregullisht fotografi me gjoksin e madh, derisa mori vendimin për të ndryshuar dhe pamjen.

barbie (9)

Në atë kohë, dukesha dhe vishesha si djalë, por gjithmonë imagjinoja se çfarë mund të bëja për të pasur një fytyrë më femërore“,- tha ai.

Kështu që, në vitin 2017, Honza injektoi mbushjen e tij të parë në fytyrë dhe i impresionuar nga rezultatet, shpejt filloi të kishte gjithnjë e më shumë.

barbie (8)

Kur filloi për herë të parë transformimin në një kukull Barbie-njerëzore, Honza pranon se mori komente mizore.

barbie (7)

Tani që kam bërë më shumë operacione dhe dukem më shumë si një vajzë, njerëzit nuk priren të reagojnë shumë. Në të kaluarën kam pasur probleme në punë, po tani kur shkoj në punë, dukem mashkullor, vesh rroba burrërore dhe nuk vendos make up“.

barbie (6)

Aktualisht beqar, pasi depresioni e bëri të ndihej më i lumtur duke mos takuar asnjë. Honza tha se ende shpreson që një ditë të takojë një grua me mendje të hapur, e cila nuk e sheh thjesht si një Barbie.

barbie (4)

Ai ka lançuar markën e tij “Oye Your Space” e specializuar në aksesorë dhe veshje të stilit Barbie.

barbie (5)

Duke shpresuar se mesazhet do të ndalojnë njerëzit të gjykojnë një pamje ekstreme, e cila, e thekson se nuk po dëmton askënd, ai tha:

Unë nuk kam mbaruar ende. Dua një hundë të re, dua të bëj mbushje të tjera për ta bërë trupin tim të duket më shumë në formë S-je.”

barbie (3)

Mundohem t’i injoroj njerëzit që janë negativë ndaj meje. Njerëzit gjykojnë atë që shohin në sipërfaqe, por nuk më njohin si person.”

Unë jam një djalë që duket si Barbie, por kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të jenë të këqinj me mua. Të qenit ndryshe duhet festuar, jo gjykuar.”

barbie (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al