8 Maj, 2021

Nga arsyeja pse nuk hyri dhëndër natën e parë të martesës e deri tek kuptimi i emrit të vajzës së tij, Labinot Gashi rrëfehet për jetën personale


Labinot Gashi sot është një ndër moderatorët më të njohur në Kosovë, por fillimet e tij nuk kanë qenë të lehta.

labinot gashi (2)

I ftuar në “Prive”, ai tregoi se hapat e parë të karrierës nisën kur u zhvendos nga Dukagjini drejt Prishtinës, ku jetoi për rreth katër muaj me tezen e tij, në të cilën kushtet e jetesës nuk ishin shumë të mira dhe ai nuk kishte pavarësi.

labinot gashi (7)

Ndër të tjera, Labi foli edhe për ditën e tij të martesës. Moderatori i dha fund beqarisë në verë të vitit 2017, kur kurorëzoi dashurinë me bashkëshorten e tij, Qëndresën.

labinot gashi (5)

Të gjithë u habitën kur panë se dasma e dyshes nisi fillimisht në një tren. Në këtë ditë të veçantë, Labi dhe Qëndresa kishin ftuar plot 350 miq e të afërm.

Ideja për të marrë një tren ishte e vëllait të Labit, por sot ai e përshkruan atë si një ndër eksperiencat më të bukura.

labinot gashi (3)

Unë e kam shijuar deri në pikë të fundit, jo vetëm trenin, por të gjithë dasmën. Ka qenë një atmosferë shumë e bukur, edhe sepse morën pjesë miq të mitë me të cilët rri shpesh dhe i konsideroj si pjesë të familjes, si Big Mama, Mjeda dhe shumë të tjerë”,- u shpreh moderatori.

labinot gashi (4)

Labinoti zbuloi se në natën e parë të martesës, nuk kishte hyrë dhëndër siç e do tradita. Arsyeja ishte harrimi i listave të mysafirëve dhe si rezultat, atij iu desh të kthehej nga Peja në Prishtinë.

labinot

Sot, Labinoti dhe Qëndresa janë prindër të një vajze që erdhi në jetë në fund të vitit 2018 dhe që e kanë pagëzuar me emrin Roa.

Doja të përzgjidhja një emër që nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Hyra të kërkoja nëse e ka dikush emrin Roa dhe nuk e kishte. Po kërkoja pastaj domethënien e tij. E kam dashur shumë Anglinë, Mbretërinë e Bashkuar.

labinot gashi

Dokumenti për të qenë pjesë e familjes mbretërore është dokumenti ‘Roa’. Pra është dokumenti që duhet të kesh për të qenë pjesë e familjes mbretërore,”- tregoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al