10 Prill, 2020

“Nëse vdes e para, nuk dua funeral të zakonshëm, por…”, çfarë i kërkoi bashkëshortja aktorit Tom Hanks kur u prek nga Covid-19


Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson lanë spitalin në Australi gati tre javë më parë pasi morën trajtimin për koronavirus.

26935162-8198507-image-a-1_1586307565532

Çifti, të cilët tani më pas u vetë-karantinuan në shtëpitë e tyre të marra me qira në Queensland, njoftuan se kishin testuar pozitiv një muaj më parë.

Së fundmi, e ftuar në programin “Kelly Clarkson Show”, ajo tregoi për bisedat që bëri me bashkëshortin e saj Tom në periudhën që të dy u sëmurën.
Më parë, Rita është përballur edhe me kancerin e gjirit, prandaj frika se nuk do t’ia dilte, ishte shumë e madhe ndaj ajo zbuloi dy gjëra që kishte kërkuar nga bashkëshorti i saj Tom Hanks nëse do të vdiste e para.

HOLLYWOOD,  CA February 9, 2020: Tom Hanks and Rita Wilson arriving at the 92nd Academy Awards on Sunday, February 9, 2020 at the Dolby Theatre at Hollywood & Highland Center in Hollywood, CA. (Jay L. Clendenin / Los Angeles Times)

“E para i thashë, dua që ti të jesh i mërzitur shumë gjatë për mua. Së dyti, nuk dua një funeral të zakonshëm, por një festë. Dua që njerëzit të mblidhen, të argëtohen, të tregojnë histori, pra të duket si një festë jo si mort“, rrëfeu Rita e cila tha se në një farë mënyre, sëmundja e kancerit me të cilën ishte përballur më parë ishte një “bekim” në krahasim me Covid 19, raporton Daily Mail.

tom1 (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al