25 Nëntor, 2021

“Në të mirë e në të keq, unë do…”/ Graniti bën deklaratën “e fortë” për Fifin, pas gjendjes së saj të rënduar emocionale në “Big Brother VIP”


Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Granit Cana ka treguar se do ta mbështesë Fifin, pavarësisht deklaratës se është penalizuar nga loja për shkak të saj. Mbrëmjen e djeshme, ish-futbollisti reagoi në “Instagram” për gjendjen emocionale të artistes.

fifi granit (2)

Ai publikoi në InstaStory një video të Fifit në të cilën ajo shfaqej duke biseduar me Donaldin në dhomën e gjumit për sjelljen e saj gjatë kohëve të fundit në shtëpi. Krahas videos Graniti shkroi:

“Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, jam me ty, në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështirë.”

fifi granit (1)

Graniti gjatë qëndrimit në shtëpi tha se është shumë konfuz për raportin që kishte krijuar me Fifin. Pasi i kërkoi ta linte të “qetë” që të njihej edhe me banorët e tjerë, ish-konkurrenti shkoi sërish tek artistja për të biseduar e kaluar kohë me të.

Pasi Fifi i shprehu publikisht pëlqimin, Graniti i tha se nuk e sheh dot më shumë se shoqe. Pak javë më vonë, ai zbuloi se është i dashuruar me një vajzë jashtë, me të cilën ka bashkëjetuar, por i kanë lënë gjërat pezull.

Pavarësisht mërzitjes së Fifit nga kjo deklaratë, dyshja vendosën që të jenë shokë shumë të mirë.

fifi, granit cana (1) fifi granit cana (6) fifi granit cana (7) fifi granit cana (2) fifi granit cana (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al