19 Shtator, 2018

Në prag të dasmës, Elita zbulon këpucët me çmimin marramendës (FOTO)


Më 21 shtator, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Elita është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka nisur të zbulojë për fansat e saj detaje të përgatitjes së dasmës.

E teksa një ditë më parë tregoi se kishte bërë gati pajën, ajo sot zbuloi këpucët që do të mbajë veshur në këtë ditë të veçantë për të.

Në profilin e saj në “Instagram”, Elita ka publikuar sot një foto që tregonte se ka zgjedhur këpucët e markës “Jimmy Choo” të dizajnuar me perla dhe saten.

“Sacora” është një sandale vintazh e cilësisë më të mirë e dizajnuar me saten të bardhë dhe e mbuluar e gjitha me perla. Detaji kryesor është perla e madhe e vendosur në pjesën e sipërme.

Dhe sa i kanë kushtuar këto këpucë moderatores së njohur? Përmes kërkimeve rezulton se këpucët kushtojnë plot 1495 euro.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al