24 Shkurt, 2018

Fotot ekskluzive/ Në këto kohë tensioni, Saimir Tahiri i është përkushtuar palestrës


Padyshim që është një moment jo i lehtë ky për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është në një proces hetimi, si i dyshuar për pjesëmarrjen në grupin e trafikut të lëndëve narkotike të Habilajve, të kapur në Itali.

Ka qenë për shumë muaj në qendër të mediave si një nga lajmet, për të cilat kishte shumë kuriozitet dhe çdo detaj, që hidhte dritë mbi mundësinë e përfshirjes në këtë aferë të Tahirit, ishte me vlerë. Vetë Tahiri e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij në këtë aferë, por Partia e tij, ndërkohë, e ka larguar nga funksionet e rëndësishme që ka aty, për të qenë i lirë në proceset hetimore të organeve të drejtësisë.

Tani që është zhdukur nga skena mediatike, ka kuriozitet për të mësuar se çfarë bën në përditshmërinë e tij Tahiri. Pak ditë më parë, ndau me ndjekësat e tij në rrjete sociale, momente nga festimet e ditëlindjes së djalit të tij, një lajm i shpërndarë me shpejtësi në media.

Ndërkohë, këto ditë, paparazzi ynë e ka fotografuar Tahirin teksa dilte nga një palestër në zonën e Liqenit Artificial, aty ku ka edhe një kompleks pishinash. Tahiri ishtë parë me një çantë sporti, teksa lëvizte në këmbë drejt makinës së tij. Ndërkohë nuk ka akoma një konkluzion përfundimtar nëse ish-ministri i Brendshëm është i përfshirë apo jo në historinë e Habilajve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al