30 Shtator, 2022

Në fazat e hershme të lidhjes- Brenda romancës së re të Dua Lipës me Trevor Noah


Dua Lipa ishte shumë e lumtur gjatë takimit me Trevor Noah në fillim të kësaj jave, ka mësuar “Page Six”.

Ylli i popit, 27 vjeç dhe komediani nga Afrika e Jugut, 38 vjeç, u panë të mërkurën mbrëma duke ndarë një vakt intim në Miss Lily’s në East Village të Nju Jorkut, për të cilin një burim i brendshëm ka thënë se ishte një vend i zgjedhur nga Noah.

“Page Six” shkruan se Dua u “godit” në atë që ishte “padyshim një takim”, megjithëse thuhet se dyshja është në fazat “shumë të hershme” të romancës së tyre.

Fotot nga dalja e çiftit i tregojnë ata të ulur afër gjatë darkës, por shumë larg klientëve të tjerë, përpara se të nisen për një shëtitje më pas.

Dyshja u pa duke ecur, duke folur dhe duke u përqafuar, me Trevor që i dha një puthje Duas.

Noah ishte treguar “një zotëri” gjatë gjithë mbrëmjes dhe se të dy shkuan në shtëpi “veçmas”.  “Padyshim që ka interes në të dyja anët,” këmbëngul burimi i brendshëm për “Page Six”.

Për takimin e tyre romantik, këngëtarja e “One Kiss” kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse, të cilat i kombinoi me taka me print leopardi, grim minimal dhe flokë të gjatë e të drejtë.

Prezantuesi i Grammy 2021 përputhej me atmosferën e takimit të tij, duke zgjedhur një xhaketë jeshile ulliri dhe pantallona të zeza.

Marrëdhënia e fundit publike e Lipës ishte me modelin Anwar Hadid, 23 vjeç. Ata u ndanë në dhjetor 2021 pas më shumë se dy vitesh lidhje.

Noah – i cili njoftoi të enjten se do të largohej nga “The Daily Show” pas shtatë vitesh, u nda me Minka Kelly majin e kaluar, pasi kishin qenë së bashku që nga viti 2020.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al