16 Prill, 2021

Në cilën shtëpi do të zgjidhnit të jetonit? Përgjigja juaj zbulon llojin e partnerit që do të keni në krah


Zgjidhni shtëpinë tuaj të preferuar dhe zbuloni të vërtetat për jetën tuaj të dashurisë, sipas “Italia Feed”.

imazh

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Keni nevojë për një person që është i përkushtuar ndaj jush dhe që është i gatshëm të kënaqë tekat tuaja.

Në të njëjtën kohë, “mungesa e përgjegjësisë” tuaj do t’ju shqetësojë gjithmonë, por në të vërtetë kjo është lloji i marrëdhënies në të cilën do të ndiheni mirë.

Nr.2

Për ju, pamja dhe statusi i një mashkulli nuk janë gjërat kryesore. Ju vlerësoni cilësitë shpirtërore.

Ky nuk është një person tërheqës … Për shembull, i dashuri juaj nuk është një artist kombëtar apo një menaxher banke, por ju do të ndiheni rehat me të. Me këtë person do të jeni të lumtur.

Do të habiteni se si një person kaq i thjeshtë mund të jetë më mahnitës se kushdo tjetër në botë.

Nr.3

Keni nevojë për një partner me të cilin do të keni të njëjtin vizion për jetën.

Konfliktet e vogla janë të pashmangshme, në disa gjëra do të keni të drejtë dhe në të tjerat jo, por në përgjithësi familja juaj do të jetë e fortë dhe e qëndrueshme.

Nr. 4

Jeni një grua e fortë dhe nuk është e lehtë për ju të merreni me burra. Ju dëshironi që i zgjedhuri të jetë më i fortë se ju, më i zgjuar dhe më i suksesshëm se ju.

Por për të gjetur këtë njeri është shumë e vështirë, megjithëse e mundur, por jeta me të do të shoqërohet nga konflikte.

Ka të ngjarë që lumturinë ta gjeni me një njeri të një lloji krejt tjetër, të mirë, “të dobët”, por mikpritës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al