2 Shtator, 2019

Në botën e alternativave nuk ka asnjë justifikim për një zgjedhje më të keqe


Ne jetojmë në një epokë alternativash, me zgjedhje pothuajse të panumërta dhe mundësi që sjellin më shumë përgjegjësi. Nuk ka më një justifikim për të mos qenë në gjendje të gjeni informacionin ose të mësoni më shumë rreth çështjes që ju intereson.

Çdo zgjedhje që bëjmë tani, në këtë pikë, duhet të bazohet në fakte. Ne nuk kemi më luksin të themi “nuk e dinim”.

Pirja e duhanit është një çështje e tillë. Nëse cigarja duhet ndaluar apo kufizuar, do të ishte shumë më mirë për të gjithë. Por çfarë do të ndodhte me 1 miliardë duhanpirësit nëpër botë, të cilët nuk munden të lënë cigaren?

Do të ishte më mirë për ta të kishin mundësi zgjedhje. E ndërsa ekzistojnë alternativa të shumta për pirjen e duhanit në të gjithë botën, konsumatorët për fat të keq nuk po eksplorojnë të gjitha opsionet që ekzistojnë midis, për shembull, cigareve elektronike – apo ‘vapes’ – dhe duhanit me ngrohje, pra që eliminojnë djegien, si IQOS.

Edhe pse shpesh krahasohet gabimisht me cigaren elektronike, përvoja e përdorimit të IQOS është më e ngjashme me konsumimin e cigareve klasike. Nga përvoja shqisore në shije, këto janë ndryshimet kryesore midis IQOS dhe cigareve elektronike:

Duhani

IQOS përdor fije duhani që përmbajnë duhan të vërtetë, ndërsa cigaret elektronike përdorin lëng që përmban nikotinë.

Filtri

Në vend të gypit plastik të cigares elektronike që futet në gojë, në fijet e duhanit me ngrohje është një filtër i vërtetë, kështu që duhanpirësit ruajnë përvojën ndjesore dhe IQOS i ofron një alternativë më të pranueshme e më pak të dëmshme për konsumin e duhanit.

Rituali

Në fakt, për shumë duhanpirës të rritur, një pjesë e rëndësishme e pirjes së duhanit është rituali. Nga pesha në dorë, deri në kohën që duhet për konsumin e një cigare. IQOS zgjat për aq kohë sa një cigare e rregullt (gjashtë minuta ose 14 thithje). Cigaret elektronike, nga ana tjetër, mund të përdoren vazhdimisht për disa orë.

Shijet, nevojat dhe pritjet e duhanpirësve ndryshojnë. Kjo është arsyeja pse po zhvillohen zgjidhje të ndryshme alternative për të ndihmuar duhanpirësit, të paktën të kalojnë në alternativa më pak të dëmshme të konsumimit të duhanit, nëse nuk lënë cigaren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al