14 Janar, 2019

Në 60 qytete të botës, njerëzit lëvizin pa pantallona në tren (FOTO)


Në Londër, Berlin dhe Pragë, me qindra udhëtarë kanë hequr pantallonat dhe bënë udhëtimin e përvitshëm gjysmë të zhveshur, “No Pants Ride”.

Ky event është pjesë e një globale, që ka nisur në Nju Jork në vitin 2002. Që nga ajo kohë, ajo është përhapur në më shumë se 60 qytete të botës.

Nga fotot e publikuara nga mediat e huaja vihet re se përdoruesit e metrosë vishen me veshje normale, por pa pantallona. Madje ata duhet të ruajnë edhe seriozitetin.

“Daily Mail” shkruan se në Londër, turmat u mblodhën para Galerisë Kombëtare në sheshin “Trafalgar”, para se të hynin në metro, ku morën trena në drejtime të ndryshme.

Në Berlin dhe në Pragë, dhjetëra pasagjerë përdorën metronë dhe trenat, me disa pjesëmarrës në nismë që kishin përdorur jo pak imagjinatë.

Gjithashtu bëhet e ditur se “No Pants Ride” është mbajtur po ashtu në Chicago, Nju Jork, San Francisco, Amsterdam e vende të tjera.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al