6 Shtator, 2017

Ndodh edhe kështu, Madonna ‘zhgënjehet’nga postieri…!


Madonna mund të jetë një ndër këngëtaret më të famshme në planet por statusi i një personazhi publik nuk është gjithmonë i shoqëruar me përfitime. Mbretëresha e Pop-it ka shprehur zhgënjimin me “FedEx” pasi shërbimi korrier ka refuzuar të besojë se ajo është vërtet Madonna. Ajo pretendon se ka hasur vështirësi në marrjen e një pakoje pas dyshimeve të ngritura lidhur me identitetin e saj.

 

Madonna e ka bërë publike shqetësimin e saj përmes një postmi të bërë në rrjetin social Instagram, duke shkruar: “Kur ke argumentuar me “FedEx” për gjithë javën që ti je vërtet Madonna dhe ata ende nuk ta dërgojnë pakon”. “FedEx” i është përgjigjur menjëherë postimit të Madonna-s, duke komentuar: “Çkemi, jam Julia. Do më pëlqente t’ju ofroja ndihmën time. Ju lutem më dërgoni adresën, numrin e pakos dhe numrin e telefonit”. Epo sikundër e tregon më sipër Madonna ,edhe jeta prej dive muzike nuk qënka edhe aq e lehtë, prapë së prapë telashet e jetës së përditshme nuk shmangen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al