16 Maj, 2019

Ndjekësit e saj votuan që ajo të vetëvritej, 16-vjeçarja gjendet e vdekur


Një vajzë 16-vjeçare është gjetur e vdekur në një qytet të Malajzisë, pasi në profilin e saj në “Instagram” kishte hapur një sondazh, ku i pyeste ndjekësit nëse duhej të vetëvritej apo jo.

Për 24 orë kanë patur mundësi që ndjekësit e saj të votonin dhe shumica ishin shprehur që “po” të vetëvritej.

Madje në profilin e “Facebook”, 16-vjeçarja kishte bërë një status ku shkruante: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës”.

Sipas mediave të huaja, një nga arsyet se pse ishte vetëvrarë, ishte martesa e të atit me një grua tjetër. Thuhet se një nga personat që e gjetën trupin poshtë ndërtesës prej ku u hodh, ishte pikërisht i vëllai.

Ndërkohë vdekja e vajzës ka hapur debate të shumta në lidhje me kujdesin që jepet nga autoritetet për shëndetin mendor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al