4 Mars, 2021

“Ndihem shumë fajtor që…”- Ja ç’thotë 40-vjeçari biseksual pasi e tradhtoi bashkëshorten me vëllain e saj


Një djalë biseksual, i cili është i martuar me një vajzë dhe ka një fëmijë me të, ndihet shumë në faj për shkak se është puthur me vëllain e bashkëshortes së tij. Historia e këtij 40-vjeçari vjen nga rubrika “Dear Deidre” e gazetës britanike “The Sun”.

tradhti biseksual

E kam ditur gjithmonë që jam një biseksual, por kurrë nuk kam pasur marrëdhënie me djemtë që kur takova gruan time.

Por kjo zgjati deri në momentin që shkëmbeva një puthje pasiononte në buzë me vëllain e saj verën e kaluar.

Unë jam shumë i shqetësuar, ndërkohë që ajo po përpiqet të organizojë një tjetër festë familjare këtë verë, pasi kufizimet e lejojnë këtë.

Jam në panik dhe nuk di çfarë të bëj. Unë jam 40 vjeç dhe gruaja është 36. Ne kemi tetë vite të martuar dhe kemi një vajzë 5-vjeçare.

Verën e kaluar, të gjithë shkuam të qëndronim në një shtëpi të madhe pushimesh familjare në Cornwall. Vëllai i gruas time është në të njëjtën moshë me mua gjithashtu.

Para udhëtimit, unë nuk e njihja fare vëllain e saj, por gjatë atyre dy javëve pushim, kam kaluar shumë kohë me të.

Zbuluam se të dy e adhurojmë peshkimin dhe kalonim orë të tëra bashkë duke biseduar në bregun e lumit, teksa prisnim që peshqit të binin në karrem.

Një pasdite, unë rrëshqita në baltë dhe rashë mbi të. Sytë na u mbyllën dhe për habinë time të plotë, ndamë një puthje të gjatë sensuale. Ishte shumë emocionuese, pasi përjetova emocione që nuk i kisha përjetuar për një kohë të gjatë.

Më pas gjërat u ndërlikuan dhe fillova të ndjeja neveri nga vetja, jo vetëm se po mashtroja gruan, por edhe sepse kjo po ndodhte pikërisht me vëllain e saj.

Unë nxora justifikime për të mos shkuar më me të për të peshkuar dhe sajova një arsye urgjente pune për të shkuar në Londër.

Në rininë time kam pasur marrëdhënie të lumtura me burra dhe gra.

Por, kur u njoha me gruan time në 2013, u dashurova marrëzisht me të dhe akoma e dua më shumë seç mund të kem dashur dikë.

Që kur jemi bërë bashkë, nuk kam parë asnjë djalë tjetër përveç vëllait të saj.

Faji ende po më ha nga brenda. Si mund të jetoj me të? Po sikur vëllai t’i thotë diçka? Nëse kjo zbulohet të dyja martesat do të shkatërrohen, si e imja, edhe ajo e vëllait të saj.

Unë nuk dua të kem të bëj sërish me të por nuk di si ta shmang”.

“Dear Deidre” për këtë histori të ndërlikuar u përgjigj kështu:

Po, ti e tradhtove bashkëshorten tënde, por ishte një puthje, asgjë më shumë. Ju keni mësuar se ky ishte një gabim i madh. Faji dhe pendimi juaj janë një ndëshkim i mjaftueshëm.

Nuk ka gjasa që ai të thotë diçka tani, por nëse e gjeni përsëri veten vetëm me vëllain e gruas, tregojini se nuk mund të përsëritet më, ose të flitet për të.

Bëjini të qartë se e doni motrën e tij dhe do të bënit gjithçka për të mos rrezikuar atë që keni së bashku. Jam i sigurt që edhe ai do të lehtësohet po t’i thoni këto fjalë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al