28 Nëntor, 2022

“Ndihem mirënjohëse”/ Para nisjes së performancës, Dua Lipa falenderon në shqip fansat e saj: Kanë ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë për të më parë! (Video)


Dua Lipa i ka vënë flakën sheshit “Skëndërbej” me performancën e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të mbyllë turneun e saj “Future Nostaglia” ditën e Pavarësisë.

Para së të niste performancën e saj, Dua ka falenderuar në shqip të gjithë fansat e saj të cilët ndodhen në shesh dhe u shpreh se ndihet mirënjohese të festoj me ta 110 vjetorin e Pavarësisë.

“Faleminderit për suportin dhe energjinë që po na jepni sonte. Kjo është nata e fundit e turneut dhe kjo përfundon sonte në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu. E di që këtu ka njerëz që nuk vijnë nga Tirana por edhe nga jashtë. Ndihem shumë mirënjohëse të jem këtu sonte. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! E vetmja gjë që dua është të kënaqeni!”- u shpreh Dua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al