11 Shtator, 2018

Ndërron jetë Oliver Hoare, princeshë Diana ëndërronte të jetonte me të


Pas një beteje të gjatë me kancerin, eksperti i artit Oliver Hoare ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Ai u bë i njohur si i dashuri i Lady Dianës dhe u përfol për një lidhje me të në vitin 1992.

Ai ishte i martuar, baba i tre fëmijëve dhe mik i ngushtë i princit Charles. Mediat britanike shkruajnë se Hoare kishte thënë më herët se kishte pasur një lidhje me bashkëshorten e Charles në 1992, pasi asaj i vdiq i ati, Earl Spencer.

Ndërkohë princeshë Diana i kishte thënë të besuarës së saj, Lady Bowker se “ëndërronte të jetonte në Itali me Hoare”. Marrëdhënia e tyre mori fund kur bashkëshortja franceze e Hoarës, Diane de Vvaldner, 16 vjet më e madhe se Diana e kërcënoi Oliver me divorc.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al