28 Qershor, 2022

Ndërron jetë aktori i njohur turk, ja arsyeja


Aktori i njohur turk Cuneyt Arkin ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 85-vjeçare.

Aktori, i cili i dha industrisë turke të filmit Yesilcam shumë suksese, vdiq në një spital në Stamboll ku u dërgua pasi pësoi një arrest kardiak në shtëpi.

Mediat turke shkruajnë se mjeshtri Cüneyt Arkın u sëmur mbrëmë dhe u trajtua në një spital privat. Në deklaratën e bërë nga spitali ku u nda nga jeta Arkın thuhet, “Z. Cüneyt Arkın, aktori i vlefshëm i kinematografisë turke, vdiq në spitalin Liv, ku erdhi me ambulancë për shkak të arrestit kardiak, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ta ringjallur. Jemi të pikëlluar për humbjen e aktorit gjigant të kinematografisë turke. Ngushëllimet tona për familjen dhe të gjithë fansat e tij.”


Ndër të tjera raportohet se të enjten në orën 10:00 do të mbahet një ceremoni për Arkin në Qendrën Kulturore Ataturk. Aktori veteran, emri i vërtetë i të cilit ishte Fahrettin Cureklibatur, lindi në vitin 1937 në provincën qendrore të Eskisehirit dhe luajti në mbi 300 filma.

Ai portretizoi një gamë të gjerë karakteresh, nga ai i një zotërie elegant deri te luftëtarët turq, shefat e policisë gjatë gjithë karrierës së tij në Yesilçam.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al