25 Shkurt, 2020

Ndahet nga jeta burri më i vjetër në botë 11 ditë pasi u fut në Rekordet Gines, zbuloi sekretin e jetëgjatësisë para se të vdiste


Është ndarë nga jeta burri më i vjetër në botë. Chitetsu Watanabe vdiq në Japoni në moshën 112 vjeçare.

Watanabe, i cili jetonte në një azil pleqsh në Niigata, lindi në 5 Mars 1907. Ai u konfirmua zyrtarisht si burri më i vjetër në botë nga Guinness World Record në vitin 12 shkurt të këtij viti.

I moshuari u nda nga jeta të dielën (23 shkurt). Sipas Gines, ai lindi në Niigata dhe më vonë u transferua në Tajvan për të punuar në një plantacion me kallam sheqeri.

Më pas u rikthye në Japoni dhe punoi si punonjës në një zyrë bujqësore në Niigata derisa doli në pension.

Watanabe vdiq para se të merrte titullin burri më i vjetër ndonjëherë.

Ai ishte vetëm 4 vite larg këtij titulli, që mbahet nga japonezi Jiroemon Kimura, i cili lindi në 19 prill 1897 dhe vdiq në moshën 116 vjeçare në qershor 2013, sipas Guinness.

Watanabe tha se sekreti për të jetëgjatësinë ishte të mos zemëroheshe dhe të buzëqeshje.

LEXO: “Mos u zemëroni dhe gjithmonë buzëqeshni”, 112-vjeçari shpallet burri më i vjetër në botë dhe zbulon sekretin e jetëgjatësisë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al