19 Shtator, 2018

Ndahet çifti i famshëm i showbiz-it, ishte modelja seksi që i dha fund lidhjes


Pas disa krizave që kanë kaluar në çift, modelja e njohur Belen Rodriguez dhe piloti i Moto GP-së, Andrea Iannone i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmi është bërë i ditur nga “Chi”, e cila shkruan se marrëdhënia e tyre ka përfunduar menjëherë pas verës, me dëshirën e bukuroshes argjentinase.

Pas dy vitesh lidhje, miqtë e modeles janë shprehur se ka qenë pikërisht ajo që ka thënë fjalën e fundit në lidhje me Andrea-n. Madje thuhet se Belen është shumë e vendosur për këtë vendim, dhe nuk ka më mendje që të kthehet pas dhe t’i japë një tjetër shans një lidhjeje që tashmë ka marrë fund.

Ndërkohë, Iannone, shkroi në profilin e tij në “Instagram”: “Mësoni të doni djem, sepse është gjëja më e bukur në këtë botë”. A është ky një mesazh i koduar për Rodriguez?

Deri tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme që po qarkullojnë në mediat italiane, por duke qenë se Belen është mjaft aktive në rrjetet sociale, shumë shpejt do të sqarojë të gjithë situatën.

Tani që Belen është beqare, fansat kanë nisur të shpresojnë nëse do të ketë një ribashkim mes Rodriguez dhe Fabrizio Corona. Nga ana tjetër, ata nuk e kanë fshehur kurrë se ende janë shumë afër njëri-tjetrit dhe kjo, në një mënyrë apo një tjetër, gjithmonë u ka dhënë shpresa fansave.

Ndërkohë Belen është nënë e një djali, që erdhi në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin Stefano De Martino.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al