1 Nëntor, 2017

Nata e Bardhë në kryeqytet, këngëtarja me famë botërore koncert në Sheshin Skënderbej


Është kthyer në traditë festimi i natës së Bardhë në Tiranë më datë 29 nëntor. Çdo vit organizohet aktivitet kulturore, muzikë, art dhe shumë argëtime të tjera.

Por një nga eventet që kulmon dhe tërheq më shumë vëmendje është koncerti që mbahet nga këngëtare me famë botërore. Këtë vit e ftuar do të jetë Emeli Sande, një nga ikonat e muzikës.

Këtë lajm e ka bërë publik Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“E nisim Nëntorin me një super lajm! Emeli Sandé vjen në Tiranë në datën #29Nëntorpër koncertin e madh të Nata e Bardhë në sheshin Skënderbej. Mos e humb një ditë-natë me koncerte, muzikë, art, surpriza dhe shumë argëtim. “

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al