15 Qershor, 2018

Muzika në zi, ndërron jetë artisti i njohur shqiptar


Ka ndërruar jetë anëtari i grupit “Jericho”, Suad Jamini. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Grup “Jericho” u formua nga të rinj shqiptarë në vitin 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet për muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.

Suad Jamini u nda nga jeta në moshë të re dhe la pas bashkëshorten e dy djem të vegjël.

Pjesë e grupit, përveç të ndjerit Jamini, janë edhe vokalisti Petrit Çarkaxhiu, kitaristi Leonard Canhasi dhe bateristi Visar Rexha.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al